Ishte në lëvizje, përfshihet nga flakët makina në aksin Qafë Thanë-Pogradec

Mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, një automjet është përfshirë nga flakët. Mësohet se drejtuesi me inicialet B. M., është në Korçë.

Bëhet me dije se si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet të ketë rënë për shkaqe aksidentale.