Ishte në kërkim për dosjen “Revanshi”, vetëdorëzohet ish-drejtori i Policisë Lezhës
Pas disa muajsh në kërkim, ish-drejtori i Policisë së Lezhës, Henerigert Mitri është vetëdorëzuar. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”.
Mitri u akuzua zyrtarisht nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar se kishte lejuar kultivimin e kanabisit gjatë kohës që ishte në krye të Policisë së Lezhës, por edhe organizimin e lojrave të fatit.
Emri i Mitrit dhe i bashkëpunëtorit të tij, Klodian Shahini, i cili në vitin 2020 ka pasur detyrën e shefit të Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë doli nga operacioni i SPAK më 18 maj.
Nga hetimet e kryera nga SPAK, rezultoi se Mitri, së bashku me Shahinin dhe persona të tjerë drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në qarkun e Lezhës. Nga bisedat e zhvilluara me aplikacionin “SkyECC” u zbuluan edhe komunikimet e tij me biznesmenin Pëllumb Gjoka (gjithashtu i arrestuar nga SPAK) për organizimin e lojrave të fatit po në zonën e Lezhës.
25. Henerigert Mitri, i biri i Konstandin dhe i Liza, i datelindjes
18.08.1977, lindur në Berat dhe banues ne ruga Ramazan Kasa, Nd.34, H.14, Ap.17, Nesia Administrative nr. 9, 1016 Tiran®️, me shtetësi shiptare, i padenuar, mbajtes i dokumentit identifikues,
karte identiteti me nr. personal (ID) H70826147R, i dyshuar per veprat penale te:
25.1. “Kultivimi i bimeve narkotike”, kryer ne forme te veçante te bashkëpunimit, ate te grupit te strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal dhe “Pjesëmarrje ne grup te strukturuar
kriminal” te parashikuara nga nenet 284, 28/4, 333/a/1 e 334 të
Kodit Penal.
25.2. “Korrupsioni pasiv i personave ge ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
25.3. “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive te lojerave te fatit ne kundershtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197/3 i Kodit Penal.
25.4. “Shperdorim i detyres”, parashikuar nga neni 248 të K.Penal.