Ishte në arrati! Arrestohet në Abu Dhabi trafikanti kryesor i drogës në botë
- 23 June, 2025
Policia Spanjolle në bashkëpunim me Europol, Interpol dhe autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë bërë të mundur arrestimin e një nga trafikantët kryesorë të drogës në botë në Abu Dhabi.
Ai ka qenë në arrati që nga Operacioni Pampa, i kryer vitin e kaluar kundër një organizate kriminale shqiptare.
Raportohet se i arrestuari koordinonte personalisht kontaktet me furnizuesit e kokainës, si dhe transportin, ruajtjen, nxjerrjen dhe shpërndarjen e drogës në Evropë përmes një rrjeti që vepronte nga Ekuadori.
Hetimi përcaktoi se i arrestuari kishte një kontratë me furnizues kolumbianë për të marrë 4000 kilogramë kokainë në muaj të destinuar për tregun evropian.
Gjatë Operacionit Pampa, në të cilin morën pjesë 800 oficerë, u arrestuan 40 persona në Spanjë dhe Ekuador, dhe u kryen 62 kontrolle, të cilat rezultuan në sekuestrimin e më shumë se 500,000 eurove dhe 2,370,000 dollarëve në para të gatshme, armëve ushtarake dhe 12 automjeteve luksoze.
I ndaluari do të ekstradohet në Spanjë për t’u gjykuar së bashku me anëtarët e tjerë të organizatës.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ