Një 40-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident në Terviso të Italisë. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për Saimir Gjinikën, i cili banonte në San Biagio.
Po ashtu mësohet se viktima ishte duke udhëtuar me motorin e tij për në punë kur është përplasur nga një furgon tip ‘Fiat Punto’.
Ndonëse shqiptari u transportua në gjendje të rëndë në spital, ai nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve. 40-vjeçari, një punonjës i Atena, një kompani në zonën e Carbonera, ishte rrugës për në punë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ