Ishte duke punuar, plagoset minatori në një minierë në Martanesh

Një punonjës i minierës, në zonën e Martaneshit është plagosur në këmbë teksa ishte duke punuar gjatë paradites së sotme.

Minatori rreth moshës 50 vjeçare me inicialet A.T., është dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës dhe është nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Nga deklarata e policisë është bërë e ditur se minatori me detyrë brigadier ndodhet jashtë rrezikut për jetën.