“Ishte drithëruese”, rrëfehen efektivët e ekipit të kërkim shpëtimit në Turqi: Pamë njerëz në shok, ndërtesa në tokë

Efektivët e ekipit të kërkim shpëtimit që dhanë ndihmën e tyre pas tërmetit shkatërrues në Turqi, me pasojë mijëra të vdekur, ndanë përjetimet dhe vështirësitë me të cilat u përballën atje.

“Marrja vesht e tërmetit ndodhi që në orët e para të mëngjesit të së hënës, përmes rrjeteve sociale dhe medias. Nuk kaloi shumë kohë dhe u njoftuam nga institucioni që do krijohet një grup gatishmërie që do të niset për në Turqi, për dhënien e ndihmës edhe nga ana shëndetësore vec asaj ushatarake.

Duke qenë se kam jetuar për 7 vite në Turqi, kam përfunduar studimet atje, Turqinë e kam parë gjithmonë si një vend mikpritës të gjallësuar plot jetë, dhe ajo që pamë ishte e kundërta. Pamë ndërta në tokë, njerëz në gjendje shoku, ishte një pamje drithëruese për të gjithë ne” – shprehet n/toger Hygerta Ilnica, pjesë e ekipit shëndetësor të FA.