‘’Ishin ulur në zonën VIP…nisën të gjuajnë’’, si plasi sherri te ‘’Lollipop’’ në Palasë: U rrezikuan këngëtarët…kemi humbur gjërat

VLORË- Detje të reja kanë dalë nga sherri tek klubi i natës Lollipop në Palasë. Replikë.al, mëson se një grup djemsh kanë qënë të ulur në pjesën e zonës VIP, tek kolluqet pranë skenës, shumë pranë këngëtarit Ylli Limani. Ndërsa një tjetër grup kanë qënë vetëm pak metra me tutje, në një tavolinë tjetër.

Fillimisht sherri mes tyre ka nisur me fjalë, ndërsa më pas, grupet e djemve kanë nisur të qëllojnë njëri tjetrin me shishe, gota dhe sende të tjera, duke rrezikuar edhe këngëtarët që ishin në skenë por edhe persona të tjerë që nuk kishin fare lidhje me sherrin e djemve.

LEXO EDHE: “Dëgjuam krisma, njerëzit vraponin të tmerruar, u plagosën”/ Sherr masiv tek klubi “Lollipop” në Palasë! Policia: Konflikt fizik mes dy grupeve

Replikë.al, ka siguruar pamjet e sherri masiv në klubin e natës “Lollipop” në Palasë.

Në disa dëshmi të siguruara nga dëshmitarët në vendin e ngjarjes, tregojnë se personat që janë përfshirë në sherr kanë qënë të armatosur dhe kjo ka bërë që të gjithë të larohen me vrap jashtë lokalit Lollipop, nga paniku dhe frika e plumbave.

Shumë prej tyre kanë humbur sende personale që pavarëisht se janë rikthyer në lokal ende nuk i kanë gjetur.