Ishin nisur për të shuar zjarret në Mirditë, automjeti i ushtrisë përplaset me autobotin, 6 ushtarakë të plagosur

6 ushtarakë kanë mbetur të plagosur pasi kanë pësuar aksident në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”.Policia njofton se automjeti i repartit ushtarak Vau i Dejës me drejtues qytetarin me iniciale B.N. është përplasur me autobotin me drejtues shoferin me iniciale N.P.

Përplasja mes 2 automjeteve ka sjellë plagosjen e 6 ushtarakëve, të cilët janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore. Ata paraqiten jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.