Ishin në proces divorci/ Denigroi bashkëshortin në TikTok, e pëson 35-vjeçarja nga Elbasani

Një 35-vjeçare nga Elbasani është vënë nën hetim nga autoritetet pas publikimit të materialeve fyese dhe shpifëse kundër bashkëshortit të saj në rrjetin social TikTok.

Shtetësja K. Sh., e cila ndodhet në proces divorci, dyshohet se ka postuar përmbajtje me karakter ofendues dhe informacione të pavërteta për marrëdhënien e saj martesore. Si pasojë, ndaj saj është ngritur procedim penal për veprat penale të shpifjes dhe ofendimit publik.

Rasti është referuar në Prokurorinë e Elbasanit nga Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike, të cilët po vijojnë punën për identifikimin dhe ndjekjen e rasteve të ngjashme, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të individëve në internet.