“Ishalla shifna apet”, Unikkatil e të afërm i japin lamtumirën e fundit Mentor Palokajt

Ditën e sotme i është dhënë lamtumira e fundit, Mentor Palokaj, vëllait të Unikkatil.

Reperi i cili njihet po ashtu me nofkën “Tee”, u gjet i vdekur të dielën në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Unikkatil ishte i pranishëm në ceremoninë mortore, teksa mes emocioneve iu drejtua trupit të ndjerë të të vëllait “Ishalla shifna apet (sërish)”

“Me siguri plot prej juve sot e keni pasur për zemër. Edhe u gj et aty për juve, e faleminderit që keni ardhë. Ishalla shihna me to në botën tjetër. Vëllau jem, u shifshim përsëri, pushofsh në paqe”, ishin fjalët lamtumirëse për vëllain e tij.