Isha rastësisht në zonë, e vrava nga gjaknxehtësia”, zbardhet dëshmia e Habib Rexhës


Habib Rexha, 31-vjeçari i akuzuar si vrasësi i Arian Gosës në Kavajë më 21 Maj, është vetëdorëzuar sot në Policinë e Kavajës.

Rexha mësohet se ka qëlluar me të majtën për arsye se gishtërinjtë e dorës së djathtë nuk i ka pasi i ka humbur gjatë një shpërthimi kur ishte i vogël.

Dëshmia e Habib Rexhës:
Isha përballë kafenesë, në një kancelari, kur kam parë Arjan Gosën në kafene me babain e tij.

U largova 300-400 metra, parkova makinën dhe u nisa në drejtim të lokalit në këmbë. Nuk isha duke e ruajtur. E pashë rastësisht dhe veprova nga gjaknxehtësia.

Në makinë isha me një shokun tim. Dhe po me shokun jam larguar në fillim drejt Durrësit e më pas në Kukës.

Vendosa të vetëdorëzohesha me kërkesë të babait tim në bashkëpunim me policinë.