“Isha e varfër, u njoha me një çift që më blenë një pasaportë me emrin…”, Parashqevia tregon si u largua nga Shqipëria

Parashqevi Simaku, një nga ikonat më të mëdha të muzikës shqiptare, ka rrëfyer për herë të parë arsyen e largimit të saj nga Shqipëria.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, ajo tregoi se udhëtimin drejt Italisë e bëri me një pasaportë të blerë, duke zbuluar detaje të panjohura më parë mbi nisjen e jetës së saj jashtë vendit.

Nëna ime më tha, do shkoj të shoh vëllain tim në Itali, që ishte një nga këto refugjatët. Qante gjithmonë, aman tha se ti je shumë e njohur. Me mikeshën time shkova në ambasadë. Ai ambasadori italian më kishte parë gjithmonë në këto mbrëmjet që bënte partia për Krishtlindje dhe më mbante mend. I thashë të lutem…Po ti je Parashqevia, tha! Mos ki merak tha, se do e marr Dash Dervishin në telefon. Do bësh gati guest room, se isha edhe e varfër.

S’kisha asnjë lekë! Dhuratë e kisha, më sollën atë makinën diplomatike. Vjen një burrë e grua nga New York-u, dhe ata donin që të argëtoheshin, të hapnin muzikë në New York. Ishin nga Dibra e Maqedonisë, burrë e grua. Erdhën dhe më blenë një pasaportë. Ishte pasapotë e blerë, kalabreze. Victoria Marini! Unë flisja italisht, dukesha si italiane”, rrëfeu Simaku.