Ish-presidenti Hashim Thaçi nuk komenton akuzat e reja, përmend zgjedhjet: Nuk paraqes rrezik politik për askënd

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk për akuzat e reja që u ngritën ndaj tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Nuk kam pasur mundësi ta diskutoj me avokaten time shkaku i angazhimeve tjera që kam pasur në thelb dokumentin e konfirmuar nga ana ju andaj do të deklarohem me kohë në përputhje me afatin ligjor dhe kushtetues”, tha Thaçi.

Thaçi përmendi edhe zgjedhjet, ku tha se Kosova është në prag të zgjedhjeve elektorale dhe ai nuk paraqet rrezik politik për askënd.

“Me siguri ju e dini që unë tash e katër vite përballem me një proces tjetër gjyqësor dhe kemi dëgjuar vlerësime keqinterpretuese të historisë politike dhe kombëtare për lirin e shtetit dhe pavarësinë kombëtare më së paku nga vitet 1980 e deri më sot. Pra, është një proces voluminoz. E di se shoqëria kosovare, familja ime dhe unë presim me padurim fundin e këtij procesi. Presim drejtësi për çka edhe besojmë në drejtësi. Krejt papritmas para dy tre ditësh u njoftova për akuzën e re nga ZPS-ja. E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, por unë nuk jam pjesë e garës elektorale. Unë nuk paraqes rrezik politik për askënd”, tha Thaçi.

Thaçi ka kërkuar që të respektohet Kushtetuta e Kosovës.

“Me siguri e dini unë që 4 vite përballem me një tjetër proces gjyqësor. E di që shoqëria kosovare, familja ime dhe unë presim e fundit të këtij procesi, presim drejtësi. E di që Kosova është afër zgjedhjeve elektorale, unë s’jam pjesë e zgjedhjeve elektorale, unë s’paraqes rrezik për askënd. Të respektohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës. Do të deklarohem brenda kohës së caktuar. Ende s’i kam lexuar në tërësi akuzat, duhet t’i lexoj që t’i kuptoj.”, u shpreh Thaçi.

Gjytarja Majorie Maselot i tregoi paraprakisht se nuk është i obliguar të deklarohet dhe se që nga mbajtja e kësaj seance i ka 30 ditë për tu deklaruar mbi mospranimin apo pranimin e fajësisë. / Telegraf