Ish-presidenti Hashim Thaçi kthehet në Kosovë, shkak gjendja e rëndë shëndetësore e babait të tij

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka arritur sot në Kosovë.

Ai erdhi në Kosovë për shkak të gjendjes shëndetësore të rënduar të babait të tij. Gjykata Speciale ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për lirimin e tij të përkohshëm në Kosovë për një ditë për vizitë humanitare.

Thaçi ka mbërritur në ambientet e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, konkretisht në Klinikën e Kardiologjisë ku është duke u trajtuar babai i tij. Në oborrin e QKUK-së janë parë edhe forca të shtuara të policisë.

Më 14 shkurt 2025, Hashim Thaçi bëri kërkesën e katërt në Gjykatën Speciale për ta vizituar babanë në gjendje të rënduar shëndetësore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)