Ish-presidenti Barack Obama drejt ndarjes nga Michelle? Ky postim zbulon gjithcka

Barack Obama i ka dhënë një goditje të fortë aludimeve se ndodhet në krizë dhe proces ndarje me Michelle Obama. Ai ka uruar  bashkëshortes së tij me rastin e ditëlindjes, duke e quajtur atë “dashurinë e jetës së tij”.

Pas thashethemeve intensive që ekzistonin dhe që flisnin edhe për një ndarje mes çiftit, për shkak të një personi të tretë, Barack Obama donte të mohonte krizën në martesën e tij.

“Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës sime, @MichelleObama. Ju e mbushni çdo dhomë me ngrohtësi, mençuri, humor dhe hir – dhe dukeni bukur duke e bërë këtë. Jam shumë me fat që mund të përballoj aventurat e jetës me ju. Unë të dua!” i shkroi në rrjetin social “X”.