Ish-ministri Saimir Tahiri është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme.
Arsyeja e thirrjes së tij në SPAK është pyetje në lidhje me “21 janarin”. Ish-ministri i Brendshëm Tahiri u lirua nga qelia më 2 qershor 2023, pas më shumë se një viti në burg.
Ditën e djeshme, në Prokurorinë e Posaçme u paraqit deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia, i cili dha dëshminë si person që ka dijeni për ngjarje. Ai ka qenë një nga organizatorët e protestës së 21 janarit 2011 para kryeministrisë ku mbetën të vrarë 4 qytetarë.
View this post on Instagram