Ish-ministri Ilir Beqja në gjendje të rënduar shëndetësore, shtyhet seanca për sterilizimin

Seanca gjyqësore për çështjen e Sterilizimit është shtyrë për më 7 maj. GJKKO mori këtë vendim pasi në sallën e gjyqit mungoi ish-ministri, Ilir Beqja, por edhe avokati i tij.

Përmes një emaili, Yzeiraj informonte gjykatën se nuk mund të paraqitej për shkak të një angazhimi akademik.

Sipas tij, bashkëshortja e Beqajt, e kishte vënë në dijeni se gjendja shëndetësore e klientit të tij (hernia) ishte rënduar dhe se nuk mund të paraqitej në gjyq.