Ish-kryeministri holandez dhe bashkëshortja shuhen dorë për dorë, vdesin nga eutanazia

HOLANDË– Dries van Agt, kryeministri kristian demokrat i Holandës nga viti 1977 deri në vitin 1982, ka vdekur nga eutanazia, ‘dora për dore’ së bashku me gruan e tij, sipas organizatës për të Drejtat e Njeriut që ai themeloi. Të dy ishin 93 vjeç.

Lajmi u bë publik të premten nga Forumi i të Drejtave, i cili tha se çifti vdiq të hënën dhe do të varrosej në një ceremoni private në qytetin lindor të Nijmegen.

“Ai vdiq dorë për dore me gruan e tij të dashur Eugenie van Agt-Krekelberg, e cila ishte mbështetja e tij për më shumë se 70 vjet”, thuhej në deklaratë.