ish-drejtor i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj ka paditur deputetin Gazment Bardhi për shpifje, pas akuzave të bëra nga ky i fundit në Kuvend.
Dy muaj më parë, Bardhi akuzoi qeverinë se emërimi i drejtorit të Policisë së Shkodrës ishte bërë nga bandat kriminale, duke cituar përgjime të aplikacionit Sky ECC, ku një eksponent i krimit kishte përmendur emrin e drejtorit të ri.
Gjyqtarja Flojera Davidhi është caktuar për të shqyrtuar padinë, e cila ka për objekt shpifjen dhe fyerjen e bërë nga Bardhi.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ