Ish-kreu i ARRSH-së, Dashamir Xhika, paraqitet në SPAK, tregon për çfarë u mor në pyetje

Ish-drejtori i ARRSH-së, Dashamir Xhika, ka dalë nga ambientet e SPAK pas një seance pyetjeje që ka zgjatur për rreth dy orë. Ai ka deklaruar se është marrë në pyetje për një procedurë të kryer gjatë kohës që ka drejtuar ARRSH-në.

Kur u pyet nga gazetarët nëse çështja kishte të bënte me rrugën Tiranë-Elbasan, Xhika e mohoi këtë, duke sqaruar se ishte një procedurë që nuk kishte shumë lidhje me ARRSH-në.