Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj i ka hyrë politikës.
AI do jetë kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.
Mavraj bën pjesë në “Listën për familjen”, që udhëhiqet nga dy ish deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica.
Me fanellën e kombëtares shqiptare Mavraj debutoi më 22 maj 2012 dhe zhvilloi 50 paraqitje duke shënuar tre gola. Në 2018 ai u zgjodh edhe kapiten i Kombëtares.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë mbahen me 9 shkurt.
Tags:
Mergim mavraj
Regjistrohu në buletinin tonë informativ