Ish i dashuri i Sara Gjordenit pjesë e Big Brother Vip 3?

Një romancë ka lindur mes Sara Gjordenit dhe Bardhit në shtëpinë e Big Brother VIP. Në anën tjetër ajo ka qenë mjaft e hapur teksa ka folur për marrëdhëniet e saj të mëparshme.

Por duket se tani një tjetër surprizë e pret. Prej kohësh është folur se këngëtari Endrik Beba do jetë banor në BBV. Gjithashtu mësohet se Endrik dhe Sara kanë patur një lidhje dashurie kohë më parë.

Duket se telenovela e Sarës sapo ka filluar kështu që jemi gjithë sy e veshë!