Ish-futbollisti i Arsenalit feston natën e Vitit të Ri me të dashurën e re, yll i filmave për të rritur

Ish- lojtari i Arsenal Nicolas Pepe ka festuar Vitin e Ri me të dashurën e re. 29-vjeçari ka publikuar foto me Teanna Trump, me të cilën konsumoi darkën e ndërrimit të vitit.

Pepe i cili tani luan për Villarrealin në Spanjë ishte martuar me influencuesen franceze Fanny B, por konfirmoi ndarjen përpara se të shoqërohej me Trump.

Trump, 29, ka qenë pjesë në industrinë e të rriturve që në moshën 18-vjeçare dhe raportohet se ajo filloi të takohej me Pepe në fillim të këtij viti pasi ai iu bashkua Villarrealit pas lirimit të tij nga Arsenali.