Irlandë/ Zhduket 16-vjeçari shqiptar, policia publikon foton dhe kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Një adoleshent shqiptar, Marvin Gjuzi, 16 vjeç, është shpallur i zhdukur në Irlandë, ndërsa policia lokale ka nisur një operacion kërkimi për ta gjetur.

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar nga autoritetet irlandeze, Marvin është parë për herë të fundit më 1 maj, rreth orës 13:00, duke lëvizur në drejtim të Monagh Bypass.

Policia ka shpërndarë gjithashtu fotografinë e tij dhe ka bërë thirrje për ndihmë nga qytetarët, duke kërkuar që kushdo që ka informacion mbi vendndodhjen e të riut të kontaktojë autoritetet.