Irani publikon pamjet: Sulmuam selinë e Mossad-it në Izrael, objektet strategjike u goditën drejtpërdrejt
Irani, përmes një deklarate të shpërndarë në median shtetërore, ka pretenduar se raketat e lëshuara orët e fundit kanë goditur disa vende strategjike në territorin e Izraelit.
Sipas Teheranit, mes objektivave të sulmuara janë përfshirë qendra logjistike në Aman, pjesë e kompleksit të inteligjencës ushtarake në Glilot, si dhe selia e Mossad-it në Herzliya.
Irani thekson se, ndonëse ushtria izraelite është përpjekur të minimizojë rëndësinë e sulmeve duke përmendur dëmet në një parking autobusësh aty pranë, sulmet kanë pasur në shënjestër drejtpërdrejt struktura të rëndësishme të sigurisë. Sipas medias iraniane “Tehran Times”, imazhet që qarkulluan për pak kohë në mediat në gjuhën hebraike—përpara se të hiqeshin me shpejtësi—tregojnë se vendi i goditjes ishte një objekt i inteligjencës ushtarake izraelite.
“Pamjet konfirmojnë se një objekt sigurie shumë i rëndësishëm u godit drejtpërdrejt”, thuhet në raportimin e medias iraniane.
Po ashtu, burime të mediave hebraike, sipas Iranit, flasin për mundësinë që vende sekrete rezervë të lidhura me Njësinë 8200 të Izraelit – një divizion elitar i mbikëqyrjes elektronike dhe inteligjencës – të jenë shkatërruar plotësisht në Herzliya.