“Irani nuk është një haker i rastësishëm”, Rama: 42 sulme serioze kibernetike nga Irani, zmbrapsen pa dëme të mëdha

Kryeministri Edi Rama komentoi gjatë një aktiviteti për Fuqizimin e AI në Shërbimet Publike Digjitale në Shqipëri sulmet kibernetike të Iranit, duke theksuar se sistemet shtetërore të Shqipërisë janë sulmuar 42 herë gjatë vitit të kaluar. Rama u shpreh se, pavarësisht këtyre sulmeve serioze, ato janë zmbrapsur pa dëme të mëdha.

“Irani nuk është një haker i rastësishëm. Është një nga fuqitë më të mëdha të terrorit digjital,” tha ai, duke shtuar se në vitin 2023 u regjistruan gjithsej 63 sulme të tilla.

Kryeministri theksoi se Shqipëria ka arritur të menaxhojë dhe zmbrapsë këto sulme pa pësuar humbje të mëdha, duke përmirësuar sigurinë e sistemeve digjitale të shtetit.