Irani i përgjigjet letrës së Trump: Nuk ka marrëveshje nën presion dhe kërcënime

Irani ka deklaruar se nuk do të nisë negociata të drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara për sa kohë që Uashingtoni vijon politikën e presioneve dhe kërcënimeve ndaj Teheranit.

Reagimi erdhi nga ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, në përgjigje të deklaratës së ish-presidentit Donald Trump, i cili konfirmoi se i kishte dërguar një letër liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei.

“Ne nuk do të fillojmë negociata të drejtpërdrejta me SHBA-në për sa kohë që ajo vazhdon politikën e saj të presionit dhe kërcënimeve,” tha Araghchi.

Ai gjithashtu theksoi se programi bërthamor i Iranit nuk mund të shkatërrohet nga operacionet ushtarake, duke e cilësuar atë si një teknologji të konsoliduar, e cila “nuk mund të bombardohet”.

“Një sulm ndaj Iranit do të shkaktonte komplikime të rënda në rajon,” përfundoi ministri iranian.