Irani i kundërpërgjigjet SHBA-ve! Teherani lëshon 6 raketa drejt bazave amerikane në Katar

Irani ka ndërmarrë një veprim të fortë hakmarrës ndaj Shteteve të Bashkuara duke lëshuar gjashtë raketa në drejtim të bazave ushtarake amerikane në Katar. Lajmi raportohet nga Reuters, ndërsa një zyrtar izraelit ka konfirmuar për mediat e huaja se objektiv i sulmeve kanë qenë bazat amerikane në këtë shtet të Gjirit.

Sipas Sky News, raketat balistike janë lëshuar të hënën pasdite mbi bazën ajrore amerikane Al Udeid, ku ndodhen mbi 10,000 trupa amerikane dhe e cila është qendra më e madhe ushtarake e SHBA-ve në rajon.

Më herët, autoritetet e Katarit kishin njoftuar mbylljen e hapësirës ajrore për të garantuar sigurinë e banorëve dhe vizitorëve, për shkak të tensioneve të larta në Lindjen e Mesme. Po ashtu, Emiratet e Bashkuara Arabe pritet të ndërmarrin një hap të ngjashëm.