Irani ekzekuton burrin që terrorizoi dhjetra gra në rrugët e Teheranit (fotot)

Gjyqësori i Iranit njofton se ka ekzekutuar sot një të dënuar për akuzën fatale ‘korrupsion në tokë’, për sulme absurde ndaj dhjetra grave në rrugët e kryeqytetit.

59 vjeçari me të meta mendore Rastgooei Kandolaj ka sulmuar të paktën 50 gra nga prapa duke i shpuar me kaçavidë, duke mbjellë terror në rrugët e Teheranit, tha rrjeti shtetëror vendas Mizen Online.

Gratë kanë raportuar se sulmuesi i maskuar lëvizte me motoçikletë për të kryer sulmet absurde prej vitit 2018, por autoritetet nuk thonin kohën e arrestimit të tij.

Irani përdor dënimin kapital për krime të rënda si vrasje e trafik drogash, si dhe për sulme të rënda seksuale.

Republika islamike besohet se është vendi i dytë me më shumë ekzekutime në vit pa Kinës, por nuk publikon shifrat e tyre, sipas grupit të të drejtave Amnesty International.

Grupi monitorues suedez IHR, thotë se në 2024 ka pasur një rritje të numrit të ekzekutimeve me të paktën 166 dy muajt e fundit. Dënimi me varje është nga më të përdorurit.

Publiku inkurajohet të marrë pjesë në ekzekutimet publike ndërsa disa prej tyre janë transmetuar dhe në televizion.

Aktivistët akuzojnë Iranin se përdor ekzekutimet për të mbjellë frikë në publik dhe nënshtruar njerëzit, veçanërisht pas protestave kombëtare anti-qeveritare të viteve 2022-2023 që tronditën autoritetin.

Ekzekutimet me varje kryhen shpesh me vinç ku të dënuarit mbeten të varur për disa orë.

Varjet publike kanë qenë të zakonshme dhe në Evropë deri në shekullin e 19-të ku qindra njerëz merrnin pjesë, por gjithsesi nuk dukej se influenconin në rënien e krimit, shkruan Daily Mail.

Si atëherë edhe sot shumë dënime me vdekje rezultojnë të gabuara teksa pas vdekjes një në çdo tetë të dënuar shfajësohet nga gabimi gjykimit, shkruan Daily Mail.