Irani bën Lufta me Izraelin, Irani bën bilancin, qindra të vdekur

Sulmet izraelite ndaj Iranit që nga fillimi i luftës më 13 qershor kanë vrarë 627 persona dhe kanë plagosur 4,870 të tjerë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë iraniane në një raport zyrtar të fundit.

Shumica e vdekjeve ndodhën në Teheran, shkroi zëdhënësi i ministrisë Hossein Kermanpour në platformën “X”.

Rrjeti i të drejtave të njeriut me seli në SHBA, HRANA, raportoi se më shumë se 1,000 njerëz u vranë gjatë një periudhe 12-ditore, bazuar në informacione dhe burime të disponueshme publikisht. Izraeli nisi një sulm ndaj objekteve bërthamore dhe ushtarake të Iranit më 13 qershor dhe gjithashtu vrau disa shkencëtarë të lartë dhe zyrtarë të lartë ushtarakë.

Sipas autoriteteve mjekësore izraelite, gjithsej 28 persona u vranë dhe mbi 3,000 të tjerë u plagosën në sulmet iraniane ndaj Izraelit.