”Investim i dy vendeve”, i hapet rruga ndërtimit të urës së Bunës, Balluku jep detaje
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka reaguar sot me një deklaratë për shtyp menjëherë pas mbledhjes së qeverisë.
Balluku njoftoi se sot është miratuar projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për ndërtimin e urës mbi Bunë.
Fjala është për projektin e urës së Bunës, për të cilën u dakordësua pak javë më parë gjatë mbledhjes së qeverisë me atë të Malit të Zi.
” Kjo urë do të ndryshojë të gjithë mënyrën e komunikimit midis dy vendeve pasi kanë 34 km plazhe të cilat për ti aksesuar qytetarët duhet të bëjnë rreth 1.5 orë rrugë për 73 km. Ndërkohë që me ndërtimin në urën e Bunës, me 310 metra do të përshkruhet në vetëm 2 minuta.
Ky është një investim që do të bëhet duke i ndarë investimet midis të dy vendeve. Rezulton që investimi të shkojë 1.5 miliardë lekë që do të ndahet 50 me 50.” tha Balluku.