Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje
Kapet dhe arrestohet në Mbretërinë e Bashkuar Lorenc Lala, i kërkuar për vrasje për arsye gjakmarrjeje.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në zbatim të vendimit të vitit 2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan (dosje e kaluar pranë SPAK), e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale:
“Vrasje për arsye gjakmarrjeje”, “Sigurimi i mjeteve dhe kushteve për kryerjen e vrasjes”, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e veçantë të bashkëpunimit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Lala akuzohet si i përfshirë për vrasjen e Albi Bashaliu. Ai dyshohet se ka pasur rolin e organizatorit dhe financuesit të kësaj vrasjeje, si dhe ka siguruar mjetet dhe kushtet për kryerjen e saj. Po ashtu, pas ngjarjes, ka ndihmuar në transportimin dhe largimin e autorëve nga vendngjarja.
Arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Ëanted”, që ka në fokus lokalizimin dhe arrestimin e personave në kërkim për vepra të rënda penale.
Veprimet e mëtejshme procedurale për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë janë në proces, në bashkëpunim me autoritetet britanike.