Interpelanca me kryeministrin Rama e kërkuar nga PD për mbetjet toksike do të mbahet më 12 Shtator

Interpelanca me kryeministrin Rama e kërkuar nga Partia Demokratike për mbetjet toksike do të mbahet më 12 Shtator. Vendimi është marrë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të zhvilluar ditën e sotme.

Më herët, PD-ja ka paralajmëruar hetim parlamentar për të zbardhur çështjen e mbetjeve toksike për 2 anijet që dyshohet se transportuan një ngarkesë me materiale toksike nga Durrësi drejt Tajlandës.

Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi tha se afera e trafikut ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme toksike nuk mund të realizohet kurrë pa mbështetjen e autoriteteve shtetërore.