Inter premton miliona euro për fitimin e Ligës së Kampionëve

Inter është vetëm një hap larg lavdisë Europiane.

Zikaltërit do sfidojnë më 31 maj PSG në Mynih, me drejtuesit e italianëve që kanë zgjedhur të shtojnë një tjetër barrë motivimi. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, Inter ka premtuar 10 milionë euro shpërblim për futbollistët në rast triumfi. Konturet e çmimit janë ato të kënaqësisë, të cilat simbolizojnë afërsinë me një moment historik.

Në detaje, 10 milionë euro është shuma e asaj që ishte vendosur në kontratat individuale të lojtarëve në fillim të sezonit dhe bonuset në rast fitoreje. Duke iu referuar futbollistëve në skuadër, një lojtar do të përfitojë rreth 400 mijë euro.

Shifra është praktikisht e njëjtë me atë që Interi do të mblidhte në rast suksesi: 10.5 milionë euro , të ndara midis 6.5 milionë për fitoren në finale dhe 4 milionë euro për arritjen në aktin final të Superkupës së Europës.