Inter përmbys Lazion dhe kap zonën Champions League, Lautaro në historinë e Serie A
Inter përmbys Lazion dhe afrohet me zonën Champions League.
Zikaltërit arritën që të merrnin 3 pikët në një 90 minutësh të nisur në malore ndaj kryeqytetasve, teksa triumfuan në “Giuseppe Meazza” me shifrat 3-1.
Një fitore e ardhur me tepër grintë nga ana e skuadrës së Simone Inzaghit, që e gjeti forcën për të reaguar pas golit të Felipe Anderson. Braziliani zhbllokoi shifrat pas gjysmë ore loje, duke i dhënë një goditje shpresave të Interit për një fitore.
Por, këshillat e Inzaghit në dhomat e zhveshjeve u ekzekutuan në mjeshtëri në fushë. Hyrja në fushë e Martinez e Gosens ndryshoj rrjedhën, me Interin që arriti të shënojë tre herë dhe të sigurojë një fitore tepër komode. Lautaro Martinez ishte heroi me një dopietë personale, për të shkruajtur emrin në librat e historisë.
Argjentinasi është golashënuesi i 10-të më rezultat i Serie A me fanellën e Interit, me 75 gola të shënuar. Shifra të jashtëzakonshme, duke parë që kampioni i Botës ka realizuar mbi 15 gola në tre sezonet e fundit.
Pas kësaj fitoreje, Inter ngjitet në kuotën e 57 pikëve në vendin e katërt, aq sa Milani ndjekës, teksa Lazio pëson humbjen e dytë radhazi dhe mbetet në kuotën e 61 pikëve.