Inter nuk pret 10 qershorin, rinovon me ‘arkitektin’ e sezonit fantastik
Simone Inzaghi do të jetë pjesë e Interit të paktën deri në vitin 2025.
Ky është lajmi që vjen nga Italia, me klubin zikaltër i cili ka vendosur të zgjas qëndrimin e teknikut italian në Milano. Pavarësisht asaj që do ndodh në finalen e Ligës së Kampionëve më 10 qershor ndaj Manchester Cityt, Inzaghi është konfirmuar me 100% në stolin e zikaltërve.
47-vjeçari do rinovojë me një vit, ndërsa paga vjetore e tij do të dyfishohet. Rinovimi pritet të ndodh pas finales së të shtunës, ku do të zyrtarizohet edhe akordi mes palëve.
Simone Inzaghi ka nxjerrë në pah aftësitë e tij në stol, duke arritur që të ndihmojë Interin për tu kthyer kompetitiv. Këtë sezon, skuadra arriti të fitojë trofeun e Superkupës dhe Kupës së Italisë, si dhe vendin e tretë në Serie A dhe finalen e Ligës së Kampionëve. Suksese që konfirmojnë momentin e mirë në stol për Inzaghin, i cili tani synon të plotësojë tripletën e famshme të titujve në një vit kalendarik.