Inter Miami ëndërronte sulmin Messi-Ronaldo, por …
Inter Miami po mendonte të realizojë një nga ëndrrat më të mëdha të çdo tifozi futbolli, të paktën në 20 vitet e fundit.
Një sulm të përbërë nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, gjithsesi, gjasat janë minimale. Mundësia për këtë tratativë të bujshme parashikohej të bëhej në edicionin e parë të Botërorit të Klubeve të planifikuar për në muajt e verës në SHBA ku Al Nassr-i i tij nuk është në mesin e skuadrave të kualifikuara, duke qenë se Al Hilal do të luajnë për Arabinë.
Hipotezë e ngritur nga mediat botërore, me 40-vjeçarin që kërkon të përjetojë kompeticionin më të ri. Inter Miami është shortuar në Grupin A me Palmeiras (Brazil), Al-Ahly dhe Porto, që për Cristiano Ronaldon do ishte një endërr për të sfiduar portugezët.
Nëse kjo marrëveshje në kufinjë e imagjinatës realizohet, të vetmit që mbeten të zhgënjyer mund të jenë tifozët e Real Madridit, pasi ata do të mirëprisnin rikthimin e tij me fanellën e Los Blancos, qoftë edhe vetëm për të luajtur në këtë turne. 40-vjeçari ka shënuar 86 gola dhe ka bërë 19 asistime në vetëm 97 paraqitje me Al Nassr. Ndërkohë, Messi ka shënuar 38 gola dhe 20 asistime në 44 ndeshje të Inter Miami pasi u bashkua nga Paris Saint-Germain.