Inter fiton Kupën e Italisë për herë të nëntë

Inter  është fituesi i kupës së italisë pas fitores 2-1 ndaj Fiorentinës në Olimpiko të Romës.

Fiorentina ia doli të shënojë një nga golat më të shpejtë në historinë e finaleve të Kupës së Italisë.

Gjithsesi ekipi nga Milano përmbysi shifrat brenda pjesës së parë. Lautaro Martinez ishte heroi i Interit me golat e tij në minutën e 29-të dhe 37-të.

Deri në fund rezultati do ishte i pandryshueshëm, me Interin që merr Kupën e Italisë për herë të nëntë në histori, dy prej të cilave radhazi.