Inter bën goditjen e madhe për sezonin e ri
Duke rishikuar pamjet e sezonit të kaluar, sytë e tifozëve të Interit ende shkëlqejnë.
Në veçanti për ata që kanë shijuar të gjitha ndeshjet në shtëpi direkt nga stolat e stadiumit Giuseppe Meazza: gara deri në finalen e Champions League, rruga fituese në Kupën e Italisë dhe ulje-ngritjet në kampionatin e Serisë A.
Gjuetia për yllin e dytë në fanellë do të fillojë nga sfidat e shtëpisë, me tifozët që tani e kanë bërë hapin e parë.
Mbështetësit e Interit dëshmuan se janë më besnikë dhe entuziastë për të parë në fushë skuadrën e Simone Inzaghit. Mbi 40 mijë abonime sezonale janë shitur tashmë, duke sjell të ardhura të tjera në arkat e klubit zikaltër.
Fakt që konfirmon se Inter është sërish dashuria e madhe e tifozëve, të cilët panë një sezon fantastik deri në ditën e fundit. Inter në sezonin e shkuar fitoi Kupën e Italisë dhe Superkupën e vendit, ndërsa shkoi deri në finalen e Ligës së Kampionëve, të humbur 1-0 përballë Manchester Cityt.