Integrimi në BE, Rama nga Luksemburgu: Falenderojmë shtetet anëtare për mbështjetjen

Është zhvilluar këtë të hënë konferenca e katërt ndërqeveritare BE-Shqipëri, ku u hap grupkapitulli i negociatave, “Tregu i Brendshëm”.

Në tetor të 2024-ës, vendi ynë hapi zyrtarisht grupkapitullin e parë, atë të kapitujve “Themelorë”, që prekin drejtësinë, administratën dhe shtetin e së drejtës.

Ndërsa më 17 dhjetor u çel grupkapitulli i marrëdhënieve me jashtë, me bisedimet për politikën e jashtme dhe sigurinë.

“Dua të bashkoj me ju në shprehjen e ngushëllimeve për miqtë ukrainas mbështes çdo fjalë që në mënyrë kaq elokuente thatë për atë që ka ndodhur jo shumë larg nga këtu në tokën europiane si një krim i pamohueshme luftë. 6 muaj më para qëndroja këtu në këtë sallë kur çelëm bisedime për grupkapituillim 1 dhe u kthyem sërish  dhe sot jemi këtu për të ecur para me grupkapitullin 2,. dhe dua të shpreh fjalë mirnjënjohje për presidencën polake dhe angazhimin e palëkundur për ta çuar para këtë proces, jemi mirënjohjës ndaj shteve anëtare të BE për të realizuar këtë gjë. Një mënyrë kaq pa pengesa sa duhet si diçka që është habitëse për ne duke pasur parasysh se prej nga vijmë. Falenderimet tona shkojnë edhe për komisionerin europian dhe për Marta Kos që si e thashë dikur thyente rekorde duke çarë ujin dhe u bë kampione vendit të saj dhe tashmë është bërë kronometri i vendeve tona që ruan ritmin dhe sigurimet që çdo lëvizje të ta çojmë para.

Me Martën kemi rënë dakord për një agjentë dhe presim me padurim që të sigurohemi që të gjithë grupkapitujt të jenë çelur brenda 2027 dhe vendosmërinë tonë dhe pasionin tonë të plotë për të arritur këtë objektiv. Jam i sigurt që të dy miqtë e mi të dashur dhe shumë prej jush e kanë dëgjuar këtë por për Shqipërinë anëtarësimi në BE është më tepër se një ambicie poltike është një zgjidhje ekzistenciale jete.

Dua të shtoj se kemi besim të plotë se presidenca polake do vijojë të shtyjë gjërat përpara duke marrë në konsideratë atë çfarë përmendi Marta. Plani është të përmbyllim negociatat në 2027, ndaj na duhet të punojmë pa reshtur ndaj na duhet të kemi më shumë punë për të bërë. Të gjithë anëtarët e ekipit të Shqipërisë që janë të lidhur me grup kapitullin II janë këtu, dua t’i falenderoj të gjithë, po punojnë shumë dhe po japin rezultate. E kemi mësuar në kurriz që me BE mos kërko kurrë asnjë datë, por duhet të jesh gjithmonë gati për datën, sepse në jemi këtu shumë vonë,” tha Rama .