Integrimi në BE, nesër Konferenca e Tretë ndërqeveritare, Rama kryeson delegacionin shqiptar në Bruksel

Nesër do mbahet në Bruksel takimi i tretë ndërqeveritar i Shqipërisë <span;>me Bashkimin Europian. Delegacion që kryesohet nga kryeministri Edi Rama.

Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë për grupkapitullin e 6-të që përfshin Marrëdhëniet e jashtme, kapitujt e mëposhtëm negociues:
Kapitulli 30 – Marrëdhëniet e jashtme
Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes.

Takimi në nivel ministror përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt integrimit të vendit tonë në Bashkimin Europian.

Kjo konferencë e tretë ndërqeveritare do të jetë e dyta gjatë presidencës hungareze, pas asaj të mbajtur në Luksemburg më 15 Tetor, ku Shqipëria hapi pesë kapitujt e anëtarësimit pjesë e çështjeve themelore si Gjyqësori të Drejtat Themelore, Drejtësia, Prokurimet, Statistikat, Sigurinë dhe Kontrollin Financiar.

Në këtë ritëm të shpejtë në negociata, vlerësohet roli i institucioneve të pavarura të drejtësisë, si SPAK-u në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kryeministri Rama synon që procesi i negociatave të përfundojë në 2027, në mënyrë që Shqipëria të jetë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

Ndërkohë të mërkurën, Rama do të ulet së bashku me liderët e tjerë të rajonit në tryezën e samitit me 27 homologët e BE-së, eventi i parë i kryesuar nga presidenti i ri i KE, Antonio Costa, e po ashtu komisionerja e re për zgjerimin Marta Kos.