Institucionet shqiptare sërish nën sulm kibernetik, hakerat “depërtojnë” në SHISH


Sërish sulme kibernetike ndaj institucioneve shqiptare.

Ministria e Brendshme ka konfirmuar se prej disa ditësh, faqet online të disa institucioneve janë nën sulmin e hakerave.

Së fundmi është sulmuar webfaqja e Shërbimit Informativ Shtetëror, ndërsa mësohet se sistemi i brendshëm është funksional.