Inspektorati Shtetëror i Punës zbarkon në zyrat e Kurum-it/Puna në Uzinën e Çelikut është ndërprerë, në rrugë 500 punonjës
Inspektoratit Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore po monitoron zhvillimet në Kompaninë turke Kurum International e cila jo zyrtarisht deklaroi para pak ditësh se puna në Uzinën e Çelikut është ndërprerë prej më shumë se 1 jave. Shkak i ndërprerjes sipas kompanisë është bërë rritja e kostos së prodhimit të çelikut, duke bërë që kjo kompani të mos jetë konkurruese me tregun e Kinës dhe Turqisë.
Aktualisht në këtë kompani vijon punën vetëm sektori i shitjes. Të mbyllura janë Uzina e Çelikut dhe Petëzimit. Punëtorëve u është premtuar vijimi i pagesës deri në Tetor 2024.
Një grup Prokurororësh dhe oficerë të krimit ekonomik kanë zbarkuar në zyrat e Kompanisë turke ku kanë bllokuar të dokumentacionin dhe arkivat e saj.