Inskenoi vdekjen në Shqipëri, Prokuroria e Pukës kërkon 8 vite burg për Davide Pecorellin, i kërkon Italisë ta ekstradojë

Prokuroria e Pukës ka kërkuar dënimin me 8 vite burg për Davide Pecorellin, sipërmarrësin Italian që inskenoi vrasjen e tij në janar të vitit 2021 dhe u rishfaq pas 8 muajsh në Itali. Media italiane shkruajnë Shqipëria kërkon ekstradimin e tij, dhe seanca do të zhvillohet në muajin maj.

 

 

‘Il Messaggero’, Prokuroria e Pukës ka kërkuar ekstradimin e Pecorelli-t, e cila është pranuar nga Zyra e Përgjithshme e Prokurorisë në Perugia. Por vendimi përfundimtar do të merret më 28 Maj në Gjykatën e Apelit.