Inskenoi aksident të përfitonte nga dëmshpërblimi, ja moment kur 22-vjeçari humb kontrollin e Benz-it, bie në kanal!

Dy të rinj të moshës 25 dhe 22 vjeç janë arrestuar nga policia në Tiranës, pasi u zbulua se kishin inskenuar një aksident për të përfituar dëmshpërblim.

Një 22-vjeçar ka humbur kontrollin e makinës tip Benz dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe është përplasur. Në mënyrë që të përfitonte nga kompania e sigurimit dëmshpërblim, në bashkëpunim me shokun e tij një 25-vjeçar kanë inskeuar një aksident.

Makinën Benz, tashmë të dëmtuar e kanë përplasur me një mjet tjetër Opel që drejtohej nga 25-vjeçari. Plani i tyre dështoi pasi u zbulua nga kamerat e sigurisë në rrugë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë ndaluan shtetasit I. T., 25 vjeç, banues në Tapizë dhe A. K., 22 vjeç, banues në Nikël, për veprat penale “Mashtrimi në sigurime” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 145 dhe 301/25, të Kodit Penal.

Më datë 04.10.2024, rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Valias-Tiranë”, shtetasi A. K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Më pas, me qëllim përfitimin në mënyrë të padrejtë të dëmshpërblimit nga kompania e sigurimeve, shtetasi A. K., në bashkëpunim me shtetasin I. T., ka inskenuar një përplasje të automjetit të tij me automjetin tip “Volksvagen Golf” me drejtues shtetasin I. T., dhe iu ka paraqitur agjentëve verifikues të Policisë Rrugore, të dhëna të rreme për automjetin që sigurohet.