Influencerja sulmohet brutalisht në banesën e saj – Dhunohet dhe spërkatet me zbardhues, dyshohet për…

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Marsejë të Francës, ku influencerja e njohur Soraya Rifi, 30 vjeçe, është sulmuar në mënyrë brutale në banesën e saj. Dy persona u paraqitën si fqinj që kishin humbur çelësat dhe arritën të futen me mashtrim brenda shtëpisë.

Pasi hynë, ata e lidhën, e rrahën me mjete të forta dhe tehe, e kërcënuan për jetë dhe më pas e spërkatën me zbardhues, një veprim që dyshohet se u bë për të zhdukur gjurmët e krimit. Sipas dëshmive të zëdhënësit të saj, trupi i 30-vjeçares ishte plotësisht i mbuluar nga dëmtime dhe shenja të dhunës.

Rifi ka deklaruar se ka humbur ndjenjat gjatë sulmit dhe nuk i kujtohet saktësisht gjithçka që ndodhi. Mjekët kanë konstatuar plagë të shumta në trup dhe autoritetet po hetojnë gjithashtu mundësinë e një sulmi seksual, për shkak të natyrës së dëmtimeve.

Nga banesa e saj janë vjedhur sende me vlerë, si një byzylyk Cartier, dy çanta të shtrenjta, një orë Rolex dhe çelësat e makinës dhe të shtëpisë.

Vetë Rifi ka treguar për Le Parisien:

“Jam e shpërfytyruar, e frikësuar dhe e lodhur nga kjo ekspozim i rrezikshëm në rrjet. Do të largohem nga Marseja dhe do të heq dorë përkohësisht nga rrjetet sociale.”

Policia franceze ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët, ndërsa janë bërë të ditura edhe kërcënimet dhe tentativat për shantazh që Rifi kishte marrë dy javë para sulmit.