Inflacioni nën kontroll/ Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën e interesit

Në mbledhjen e fundit për këtë vit, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën e interesit të lekut, për ta lënë në nivelin 3.25%.

Guvernatori Gent Sejko tha se inflacioni do të kthehet në objektivin 3% të Bankës së Shqipërisë vitin e ardhshëm, ndërsa rritja ekonomike sipas tij edhe pse e ngadalësuar do të vijojë në 2024-ën.Parametrat e tjerë ekonomikë si papunësia, rritja e kredive, eksporti I shërbimeve dhe investimet kanë qenë pozitive vijoi më tej Guvernatori ndërsa u shpreh se disa rreziqe kryesisht nga faktorë të brendshëm si rritja e kostove të prodhimit vijojnë të mbeten.