Infantino “mban” premtimin dhënë Papa Françeskut: Në shtator do të kemi …

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ishte në mesin e pjesëmarrësve në funeralin e Papa Françeskut. Lidhja e ngushtë e Atit të Shenjtë bëri që numri 1 i futbollit botëror të zbulojë se në nder të tij do të organizohet një ndeshje futbolli.

“Në shtator do të kemi një ndeshje për fëmijët për nder të Papa Françeskut duke bashkuar legjendat më të mëdha të futbollit për të nderuar kujtimin e tij dhe për të bashkuar të gjithë. Ky është mesazhi më i rëndësishëm që Papa mundi të japë.  Sporti në përgjithësi dhe futbolli në veçanti janë një shkollë e jetës, nga e cila mësoni shumë. Papa Françesku tha: mësoni të respektoni rregullat dhe kundërshtarët tuaj, mësoni të humbni dhe të ngriheni duke luftuar. Kjo është ajo që e bën sportin dhe futbollin diçka të veçantë dhe ajo që Papa e njohu në lëvizjen tonë”, tha presidenti Infantino.

Tashmë mbetet për tu përcaktuar vendi ku do të luhet kjo sfidë, ku me gjasa do të jetë mes Argjentinës, si vendlindje e Papës dhe Roma.