Incidenti te “Petro Nini”/ Reagon ashpër Erion Braçe
Pas incidentit te ‘Petro Nini’ në Tiranë ka reaguar ashpër deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe. Ai ndër të gjitha ka deklaruar se nuk ka blerë vota. Ndërsa ka akuzuar deputetin e PD Belind Këlliçin se banda e tij ka goditur një burrë dhe një grua.
Fjala e plotë:
“Unë kam shkuar në zonën apo në rrugën ‘Marko Koçaj’ në një zyrë pune për shkak se një bandë e PD-së, e shoqëruar me televizionin kriminal të familjes, ka tërhequr zvarrë gra dhe ka goditur një tjetër burrë atje. Kur këta kanë vrarë socialistët këtë e dimë. Kam qenë prezent kur kanë pushkatuar socialistët më 21 janar. Belind Këlliçin e kam ftuar unë brenda zyrës, i kam hapur frigoriferë, i kam treguar plaçka, kokoshka, ushqime dhe më ka thënë: ‘Unë nuk dyshoj që ti ke blerë vota apo që ke vjedhur vota. Nuk e bën ti këtë. As ti, as Pandeli Majko, as Fatmir Xhafaj’. Në zonën time jo që nuk janë blerë vota, por nuk janë harxhuar kurrë lekë. Nuk e bëj unë. Belidni dhe soji tij e bën këtë gjë, unë jo. Nuk ka një provë të vetme të akuzoj njerëz nga PS në njësinë numër 5 ku jam unë përgjegjës politik, të ketë blerë një votë. E vërteta është krejt ndryshe. Banda shëtitëse e Belind Këllicict… Kanë goditur një grua dhe një burrë. Procesverbali që ka mbajtur policia në sy të Belind Këlliçit janë vetëm një pako kokoshka. Dhe ato i hapa unë që të kontrollohej nëse kishte lek aty brenda. Mbrapa më ke”, u shpreh Braçe