Incidenti në qendrën e votimit në Kashar, Klevis Balliu: Mund të konsiderohet si krim zgjedhor, SPAK duhet të hetojë

Pas incidentit në qendrën e numërimit në Kashar ka reaguar Koordinatori i PD-së, Klevis Balliu, së bashku me Belind Këlliçin në një lidhje të drejpërdrejtë për mediat .

Ai tha se është ushtruar presion ndaj vëzhguesve dhe gjithë procesit zgjedhor prandaj mund të konsiderohet si krim zgjedhor. Sipas tij SPAK duhet të hetojë personat përgjegjës të këtij incidenti të cilët kalojnë postbllokun e policisë edhe pse nuk janë pjesë e medias.

” Ka patur punonjës policie jashtë godinës. Gjithashtu është ushtruar presion ndaj vëzhguesve dhe gjithë procesit zgjedhor prandaj ne e quajmë si krim zgjedhor. SPAK duhet ta hetojë këto persona që pa ju dridhur qerpiku kalojnë postbllokun e policisë, dhe ata pa bexhë dhe pa qënë njerëz të mediave futen brenda sepse janë pjesë e bandave” tha Balliu.Gjithashtu ai theksoi se shqiptarët mund të shikojnë se pushteti në ditët e para të saj ka prodhuar vetëm dhunë.

“Cilido shqiptarë tani e shikon se cfare ka prodhuar në ditët e para të këtij pushteti, prodhoi dhunë në qëndrat e numërimit”, përfundoi ai.